Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Zelensky udhëton për paqen në Ukrainë
Bota E Mërkurë, 19 Nëntor 2025 14:49 Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të vizitojë sot Turqinë për të diskutuar mënyrat e mundshme për të dhënë fund luftës në Ukrainë dhe për të eksploruar mundësitë për një paqe të qëndrueshme. “Po përgatitemi të rifillojmë negociatat dhe kemi hartuar zgjidhje që do t’i propozojmë partnerëve tanë,” shkroi Zelensky në X, duke shtuar se prioriteti kryesor i Ukrainës është të bëjë gjithçka për t’afruar fundin e luftës, pa specifikuar nëse kjo përfshin bisedime të drejtpërdrejta me Rusinë. Nga ana tjetër, Rusia nuk do të marrë pjesë në këto bisedime, konfirmoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Për më shumë se tre vjet e gjysmë, Turqia ka shërbyer si ndërmjetëse midis Moskës dhe Kievit, duke organizuar takime që synojnë zgjidhjen...