Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Shantazhoi një person dhe i mori 8000 euro duke u hequr si gazetar, arrestohet/ EMRI
Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë pasi akuzohet për mashtrim. 36-vjeçari Glarurtin Kaçi ka mashtruar një person, duke iu prezantuar si staf i emisioni investigativ Piranjat. Kaçi i ka marrë 8 mijë euro personit në fjalë për të mos publikuar një video të sajuar prej tij. “Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar: në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapën dhe ndaluan shtetasin G. K., 36 vjeç, pasi shtetasi L. B. kallëzoi se ky shtetas, duke iu prezantuar si staf i një emisioni investigativ, i ka marrë shumën prej 8000 euro, për të mos publikuar një video të sajuar prej tij. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”- njofton policia.