Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Jemi në sulm hibrid”, ministri italian: Lufta e Rusisë ndaj Perëndimit ka nisur
Ministri italian i mbrojtjes, Guido Crosetto, konsideron se shtimi i sulmeve hibride nga Rusia tregon se lufta ka nisur me pasoja potencialisht “katastrofike”. Në një dokument prej 125 faqesh, Crosetto dënoi “inercinë” e shteteve europiane dhe të NATO-s përballë agresionit në rritje të Moskës. “Lufta hibride po shënjestron infrastrukturën kritike, qendrat e vendimmarrjes, shërbimet thelbësore dhe strukturën e secilit vend, me rreziqe të përditshme dhe në rritje të dëmeve katastrofike”, shkroi ai në raport, ku insiston se jemi nën sulm, dhe koha për të vepruar është tani. Është “absurde” dhe “e paqëndrueshme” që Perëndimi po bën kaq pak për të reaguar ndaj sulmeve ruse, nënvizon ai, teksa shpjegon se mjetet për reagim nuk mungojnë, por pengohen nga proceset e brendshme demokratike dhe vendimmarrja e ngadaltë...