Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Integrimi, Rama për gazetën holandeze: Nuk kemi nevojë për veto për anëtarësimin në BE
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama: Nuk kemi nevojë për veto për anëtarësimin në BE, duam të bëhemi më të fortë së bashku Shtetet e vogla kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian, si Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, duhet të heqin dorë nga e drejta e vetos pas anëtarësimit. Kështu deklaroi të hënën kryeministri shqiptar Edi Rama, pas takimit me kryeministrin e përkohshëm të Holandës, Dick Schoof. “E drejta e vetos nuk është vetëm një pengesë psikologjike në procesin e anëtarësimit,” tha Rama në një intervistë për de Volkskrant, “ ajo gjithashtu paraqet, siç e keni parë shpesh vitet e fundit, një kërcënim real për unitetin e BE-së. Dhe ne duam pikërisht të kundërtën. Ne nuk jemi këtu për të prishur punë, për...