Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Debat i ashpër në Kuvend/ Peleshi përjashton nga seanca Agron Shehaj, deputeti futet ‘live’. Balluku: Nuk bëhesh dot politikan me Facebook
Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku janë përfshirë në një debat të ashpër në seancën e sotme plenare. Ndërsa Balluku ishte duke mbajtur fjalën e saj, ajo u ndërpre disa herë nga Shehaj, i cili fillimisht mori masë duke iu hequr e drejta e fjalës gjatë gjithë ditës në vijim në Kuvend. Mirëpo kjo masë nuk u mirëprit nga Shehaj, i cili u fut ‘live’ në rrjetet e sociale, dhe kjo gjë çoi në përjashtimin e tij nga seanca. Ndërkohë Balluku iu drejtua Shehajt duke i thënë se nuk bëhet dot politikan me Facebook. Pjesë nga debati: Balluku: Detyra e një opozitë duhet një ofertë politike. Është normale ndoshta për llojin tuaj që të bëni këtë lloj opozitë. Edhe ne do...