Buxheti 2026/ Ndoja: Mos kërcënoni me votim! Vijoni me seancën, PD ka vullnet!

Buxheti 2026/ Ndoja: Mos kërcënoni me votim! Vijoni me seancën, PD ka vullnet!

Seanca parlamentare ku po diskutohej projektbuxheti i vitit 2026 është shoqëruar me tensione dhe ndërprerje. Situata ka degraduar pas një incidenti që ka çuar në ndërprerjen e përkohshme të punimeve në seancën e planifikuar për diskutimet mbi projektbuxhetin 2026, duke shkaktuar debate procedurale. Ligjvënësi demokrat, Arjan Ndoja kërkoi nga kreu i Kuvendit, Niko Peleshi që të mos kërcënojë me votimin e buxhetit, porse t’i përmbahet rregullores dhe procedurës parlamentare. Duke iu referuar nenit 66 të rregullores, ai ka argumentuar se kryesia e Kuvendit i ka të gjitha instrumentet e nevojshme për të menaxhuar situatat e deputetëve që prishin rendin, por këto masa nuk duhet të çojnë në bllokimin e një diskutimi kaq të rëndësishëm, sa ai për buxhetin e shtetit.  “Një individ i vetëm nuk mund...