Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Vlorë/ Sekuestrohen pasuri me vlerë 3.5 mln euro të Agron Lamajt dhe subjektit ‘Rei Royal’
Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuri me vlerë 3.5 milionë euro të shtetasit Aglon Lamaj, alias Agron Lamaj dhe subjektit ‘Rei Royal’ shpk. Nën sekuestro apartamente, garazh e njësi biznesi. Kërkesa e prokurorisë për sekuestro mori dhe firmën e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë "Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1329 të vitit 2022, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, u sekuestruan në total 17 pasuri' informoi sot prokuroria e Vlorës. Me kërkesën e prokurorisë u vendos masa e sigurimit pasuror ‘Sekuestro Preventive’ për pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme si më poshtë: Pasuria e llojit “Pemëtore”me sip. 1000m2, në zotërim të shtetasve A.L. dhe A.L.; Pasuria e llojit...