Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Mjekësia vijon dështimet! Të sëmurët me tumor po mjekohen jashtë vendit – Shifrat
Sëmundjet tumorale po avancojnë në popullsinë shqiptare me shpejt se aftësia e shtetit për të përballuar me medikamente trajtimin e tyre. Për rrjedhojë një pjesë e mirë e pacientëve detyrohen të largohen jashtë vendit për trajtim duke u përballuar me sfida të shumëfishta që përfshijnë së pari kosto të larta financiare. “Duke u nisur se në vendin tonë nuk disponojmë Actinomycin D dhe jemi përpara një forme agresive, mendojmë që fëmija të trajtohet jashtë vendit”. Kjo ishte deklarata e një familjeje me fëmijë me tumor që Kontrolli i Lartë i Shtetit e gjeti në një kontroll që ushtroi në QSUT mbi efektivitetin e barnave kundër neoplazmave. Megjithëse pacientit ju sigurua cikli i parë i trajtimit, nuk është vijuar më me hapat e tjerë në Komisionin...