Përmbyten shtëpitë në Delvinë, evakuohen banorët/ Disa rrugë ende të bllokuara

Përmbyten shtëpitë në Delvinë, evakuohen banorët/ Disa rrugë ende të bllokuara

Tre shtëpi janë përmbytur në Delvinë si pasojë e motit të keq. Bëhet me dije se banorët e shtëpive janë evakuuar nga godinat, ndërsa disa rrugë mbeten ende të pakalueshme. Sipas raportimeve rrruga për në Lefterohor, Kakodhiq dhe Varfaj, vijon të jetë e pakalueshme. Rruga Fushvëri -Kalasë kalohet me shumë vështirësi, ku rrezikohet nga përroi i Gutinës, pasi ka dalë nga shtrati dhe rrezikon të prishë rrugën në rreth 1 km. Lumi i Kalasës ka dalë nga shtrati dhe ka filluar dhe gërryen fushat e fshatrave Kalasë, Fushvërri, Vergo, Kopaçez, Palavli, Bajkaj, Vanë dhe Blerimas. Problem shqetësues është edhe lumi i Vrizit në Delvinë, ku ka filluar dhe gërryen fushat e Bamatatit, Stjarit dhe ka prishur rrugën Stjar- Bajkaj.