Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Balluku flet për herë të parë në Kuvend për hetimin e SPAK: Nuk do dëgjoni kurrë nga unë sharje për drejtësinë, derisa të jepet fjala e fundit….
Zv.kryeministrja, njëherësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës ka folur sot për herë të parë në Kuvend lidhur me hetimin nga SPAK. Teksa Balluku mori fjalën, opozita braktisi sallën, megjithatë, Balluku iu drejtua duke thënë se vetë opozita është me dy standarde për SPAK. Sa i përket hetimit ndaj saj, Balluku tha se kurrë nuk do të flasë kundër drejtësisë, derisa të jepet fjala e fundit nuk do e komentojë. Balluku: Dëshiroj të them disa fjalë qytetarëve që ua kam borxh qytetarëve që më kanë besuar përfaqësuar. Duhet të them disa fjalë jo për aludimet gjysmë të vërtetat dhe gënjeshtra të thëna me bollëk. Nuk do dëgjoni kurrë nga unë akuza dhe sharje për drejtësinë e re, as kur prekem personalisht. Besoj se kjo drejtësi e...