Situata në qarkun e Vlorës, prefektja: Delvina me probleme nga reshjet, monitorim i vazhdueshëm i Vjosës

Situata në qarkun e Vlorës, prefektja: Delvina me probleme nga reshjet, monitorim i vazhdueshëm i Vjosës

Situata e krijuar nga reshjet intensive të ditëve të fundit ka sjellë një sërë problematikash në qarkun e Vlorës. Aktualisht, nën monitorim të vazhdueshëm mbetet zona pranë urës së Mifolit në Novoselë, një nga pikat më shqetësuese për shkak të rrezikut të daljes së lumit Vjosë nga shtrati. Prefektja e Vlorës, Evis Allushi, ka deklaruar se problematikat më të mëdha janë regjistruar në Delvinë dhe Finiq, ndërsa fatmirësisht në bashkinë Vlorë nuk janë shënuar probleme. Dalja e lumit të Kalasës ka shkaktuar bllokime të akseve rrugore në Delvinë dhe Finiq, ku ka pasur edhe depozitim inertesh në rrugë. Në Delvinë janë evakuuar tre banesa, ndërsa në rrugët që kanë qenë të bllokuara është ndërhyrë për normalizimin e situatës. Lidhur me situatën në Novoselë, prefektja Allushi...