Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Deputetët e PD-së i kthyen kurrizin, ironia e Ramës: Më mirë shpina sesa fytyra juaj
Kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën pasi disa deputetë të PD i kthyen shpinën, teksa ai fliste në foltoren e Kuvendit. “Dhe të ankoheni për ligjin dhe të më ktheni mua kurrizin sikur nuk shkon. Më mirë shpina se fytyra juaj. Jam thellësisht i prekur nga konstatimi i zotit Noka, i cili akuzoi kryetarin e kuvendit për besnikëri të tepruar ndaj kryetarit të partisë, ndërkohë që Noka e ka besnikërinë ndaj kryetarit të partisë monopol dhe s’ka autoritet konkurrence që ia vë dyshim monopolin dhe madje do ta quaja besnik Flamur Noka”, tha Rama.