Gjiknuri dhe Bylykbashi letër ODIHR dhe “Venecias”: Kërkojmë vënien në dispozicion të ekspertëve tuaj

damian gjiknuri dhe oerd bylykbashi

TIRANË- Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, i cili nisi punën ditën e djeshme i është adresuar me dy kërkesa zyrtare OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias, ku kërkohet ndihma e ekspertëve oër hartimin e reformës së re zgjedhore. 
Në letrën dërguar Maria Telalian, drejtore e ODIHR bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi shprehin mirënjohjen për rolin dhe kontributin e pandërprerë të institucionit në forcimin e standardeve zgjedhore dhe zhvillimin demokratik në Shqipëri.
Në një letër të veçantë drejtuar Presidentes së Komisionit të Venecias, Claire Bazy-Malaurie, Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon kontribut me rekomandime dhe ekspertizë nga trupi këshillimor i Këshillit të Evropës, duke vlerësuar rëndësinë e këtij institucioni në konsolidimin e bazës ligjore dhe të proceseve demokratike.

letra per osbe-odihr

letra drejtuar venecias

Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore u mbodh ditën e djeshme në drejtimin e Damian Gjiknurit dhe Oerd Bylykbashi./ZËRI

21

12