Tritol biznesit në Kamëz, lirohet ish-polici Jeton Lami. Masa për dy të akuzuarit e tjerë

Tritol biznesit në Kamëz, lirohet ish-polici Jeton Lami. Masa për dy të akuzuarit e tjerë

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia ish-efektivin e policisë Jetom Lami duke e dërguar në arrest shtëpie për ngjarjen e disa ditëve në Kamëz ku iu vu eksploziv biznesit të shtetasit Saimir Sina. Në detyrim paraqitje u la Florin Domi që ofroi edhe garanci pasurore në vlerë 600 mijë lekë të reja, ndërsa nuk ndryshoi masa e arrestit në burg për Flogert Mzhika. LEXO EDHE: Shpërthim me tritol në një biznes në Kamëz Ndërkohë mbetet në kërkim Ervis Lami që prej rreth një viti ka një tjetër masë arresti në mungesë për disa armë që iu gjetën në banesë. Policia njoftoi se arsyeja e vendosjes së lëndës eksplozive që shkaktoi dëme të konsiderueshme në biznes është një gjobëvënie prej 500 000 eurosh, që autorët i...