Alarm në Fier, rriten prurjet e lumit Vjosa, rrezikohen nga përmbytja disa fshatra

Alarm në Fier, rriten prurjet e lumit Vjosa, rrezikohen nga përmbytja disa fshatra

Prurjet e lumit Vjosë po rriten me shpejtësi dhe rrezikojnë të sjellin përmbytje në disa fshatra të bashkisë Fier me shtrirje gjatë rrjedhës së lumit. Në një prononcim për mediat kreu i bashkisë Fier, Armando Subashi ka pohuar se niveli i prurjeve në Memaliaj është në kuotën e 6 metrave, dhe ndërsa po shtohen , nga përvoja e viteve të mëparshme, teksa i afrohen kuotës 6.5 metra, fillon dhe shfaqet rreziku për zonën tonë, teksa ka theksuar  se të gjitha këto zona të rrezikuara po monitorohen në mënyrë të vazhdueshme. Përballë kësaj situate , Subashi  u ka bërë apel banorëve të fillojnë evakuimin  fillimisht të bagëtive në stanet e ndërtuara pranë lumit. Emergjencat pranë bashkisë Fier janë pozicionuar në terren pranë Urës së Mifolit me...