Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Deputetët e opozitës i kthyen shpinën, Rama-Nokës: Niko është larg teje, ty mund të afrohet vetëm Shefqet Peçi
Deputetët e opozitës i kthyen shpinën kryeministrin Edi Rama, ndërsa ai nisi fjalën e tij në foltoren e Kuvendit. Pas këtij gjesti, kreu i qeverisë iu drejtua Flamur Nokës duke e quajtur ‘Besnik Flamur Noka’ referuar besnikërisë së tij ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha. Ndër të tjera e krahasoi me Shfeqet Peçin. “Jam thellësisht i prekur nga konstatimi i zotit Noka, i cili akuzoi kryetarin e Kuvendit për besnikëri ndaj kryetarit të partisë, ndërkohë që zoti Noka e ka besnikërinë e kryeartit të partisë monopol dhe s’ka autoritet konkurrence që ia vë në dyshim monopolin. Unë do ta quaja Besnik Flamur Noka. Niko është larg teje Flamur, ty mund të afrohet vetëm Shefqet Peçi. U ngacmova dhe nga deputeti që e falënderoj që më...