“Shifra 50 milionë euro e tunelit të Llogarasë është si 450 milionët e inceneratorit”, Rama- opozitës: Shqiptarët i referohen drejtësisë, jo juve që jeni bërë kashtë e ko*e

“Shifra 50 milionë euro e tunelit të Llogarasë është si 450 milionët e inceneratorit”, Rama- opozitës: Shqiptarët i referohen drejtësisë, jo juve që jeni bërë kashtë e ko*e

Kryeministri Edi Rama foli sot për herë të parë për akuzat e opozitës lidhur me vjedhjen e 50 milionë eurove në tunelin e Llogarasë. Duke mbajtur një fjalim në Kuvend ku po diskutohet buxheti dhe paketa fiskale, Rama tha se kjo shifër është si 450 milionë eurot e inceneratorëve, shifër që nuk figuron në asnjë dokument zyrtar. “Dëgjova që me 450milionë eurot e inceneratorëve mund të bëhej një rritje agresive e pensioneve. Kuy 450 milionë euroshi është aritmetika e atij që mua më mungon shumë, por që e kujtoj përmes jush 7×7=52. Ky konstatim nuk figuron asgjëkundi në asnjë nga fashikujt e një çështje të hetuar prej vitesh, ku as 45 milionë euro nuk duken asgjëkund. Tuneli i llogarasë, 50 milionëshi është si 450 milionëshi...