Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Vrau dy persona më ’97 pas përplasjes së makinave, Prokuroria e Tiranës kërkon 25 vite burg për ish policin
25 vite burg ka kërkuar Prokuroria e Tiranës për ish policin, Tomorr Çela, pasi sipas akuzës dyshohet se ka vrarë në vitin 1997 dy persona. Ngjarja me pasojë vdekjen e Elton Danit dhe Ledian Hoxhës, ka ardhur pas përplasjes së makinave të dy viktimave me autorin e vrasjes së tyre. ‘Ky shtetas, më datë 27.11.1997 rreth orës 20:30 në lagjen nr.9, rruga B.Curri ka qëlluar me armë zjarri automatike ndaj viktimave shtetasve L. H. e E.D. duke ju shkaktuar vdekjen e menjëhershme, duke u larguar nga vendgjarja pas kryerjes së vrasjes’, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. ‘Gjatë hetimit të këtij procedimi penal nuk është përcaktuar qartë shkaku i ndodhjes së kësaj ngjarje të rëndë me pasojë vrasjen e shtetasve E. D. dhe L.H. Nga sa doli gjatë...