No Image Available

“Zvogëlohet” dosja “Metamorfoza”! Pas 2 vitesh burg, Oltion Bistri do të “shijojë” lirinë dhe pasurinë, zbardhet vendimi i GJKKO

Oltion Bistri, ish-kreu i Forcës Operacionale TIRANË- Gjykata e Posaçme shpalli vendimin për të pandehurit e dosjes së parë "Metamorfoza", duke liruar nga qelia ish-Shefin e Operacionales, Oltion Bistri. GJKKO ka shuar akuzat ndaj Bistrit, i cili u arrestua me urdhër të SPAK në kuadër të operacionit "Metamorfoza". Ish-Shefi i Operacionales, Oltion Bistri u shpall fajtor për zbulim të akteve ose të dhënave sekrete, për të cilat mori 3 vite burg, që pas uljes përfundoi në 2 vite burg. Bistri fitoi lirinë pasi sipas vendimit, koha në paraburgim ishte më e gjatë se dënimi. Ai u shpall i pafajshëm për akuzën tjetër, atë për korrupsion dhe për pastrim parash pasi nuk ka fakte e prova.Gjithashtu, GJKKO ka rrëzuar edhe kërkesën për konfiskimin e pasurive. Bistrit i rikthehen pronat e...