Deklaratat e ministres britanike për emigrantët, reagon Rama: Zhgënjyese…

Deklaratat e ministres britanike për emigrantët, reagon Rama: Zhgënjyese…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave ministres britanike, Shabana Mahmood, lidhur me dëbimin nga Britania e Madhe të 700 familjeve shqiptare, të cilët pas refuzimit të azilit, po vijojnë të jetojnë në Britani nga financimi i taksapaguesëve vendas. “Mjaft zhgënjyese të dëgjosh Sekretare e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, ShabanaMahmood, citoj “rreth 700 familje shqiptare” që jetojnë në strehim të financuar nga taksapaguesit pas kërkesave të dështuara për azil si justifikim për rifillimin e kthimit të familjeve. Si mundet një Sekretare e Brendshme e Partisë Laburiste t’i bëjë jehonë kaq dobët retorikës të së djathtës ekstreme populiste dhe të veçojë 700 familje shqiptare, një pikë statistikore në oqeanin e sfidave të Britanisë pas Brexit – pikërisht në një moment kur Mbretëria e Bashkuar dhe...