Rama nis fjalën/ Deputetët demokratë i kthejnë kurrizin, kryeministri: Më mirë shpina se fytyra juaj

Rama nis fjalën/ Deputetët demokratë i kthejnë kurrizin, kryeministri: Më mirë shpina se fytyra juaj

Deputetet e Partisë Demokratike kanë mbajtur një qëndrim ndaj kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit mori fjalën për të prezantuar buxhetin në Parlament. Në momentin që Rama fillon të flasë, të gjithë ligjvënësit e PD kthejnë kurrizin, por kjo situatë u kalua me ironi nga kryeministri, i cili tha se “edhe të ankohen për ligjin edhe të më ktheni kurrizin mua sikur nuk shkon”. Më tej kreu i qeverisë u shpreh se “është më mirë ti kthejnë kurrizin sesa fytyrat”. “Edhe të ankohen për ligjin edhe të më ktheni kurrizin mua sikur nuk shkon. Megjithatë faleminderit për këtë lehtësim që i bëni fjalimit tim, sepse më mirë shpina sesa fytyra juaj”, tha Rama në nisje të fjalës së tij.