PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat për minimumin jetik

PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat për minimumin jetik

kuvend TIRANË- Partia Socialiste ka rrëzuar kërkesën e PD për mocion me debat për minimumin jetik në seancën e kësaj të mërkure.  Mazhoranca votoi kundër mocionit, duke refuzuar kërkesat e opozitës për shqyrtim dhe diskutim të thelluar të politikave sociale në këtë fushë. Opozita kishte kërkuar debat për të adresuar nevojat e qytetarëve më të prekur dhe për të nxitur masa konkrete për rritjen e standardit të jetesës. Kjo nuk është hera e parë që PS rrëzon kërkesat e opozitës, pasi që në mesin e muajit shtator, kur ka nisur parlamenti, mazhoranca ka rrëzuar pesë mocione me debat, tre kërkesa për komision hetimor dhe dy kërkesa për interpelancë me kryeministrin./ZËRI