Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
VIDEO/ U nis me traget nga Bari drejt Shqipërisë, makina bie në det, shoferi thyen xhamin dhe…
Një makinë ra në det në portin e Barit, ndërsa po hipte në një traget me destinacion Shqipërinë. Në makinë ndodhej vetëm një person, i cili arriti të ngjitej ndërsa mjeti po fundosej dhe u shpëtua nga Roja Bregdetare. Sipas mediave italiane, makina kishte kaluar kontrollet e sigurisë dhe po përgatitej të hipte në anije kur ndoshta për shkak të shiut të rrëmbyeshëm, shoferi humbi kontrollin dhe përfundoi në det. Shqiptari theu xhamin e përparmë dhe arriti të dilte përpara se makina të fundosej. Zjarrfikësit, së bashku me njësinë e tyre të zhytjes, ndërhynë për të nxjerrë automjetin. Top Channel