Përmbytje masive në Delvinë, zona të tëra të izoluara pas reshjeve të dendura të shiut gjatë natës

Përmbytje masive në Delvinë, zona të tëra të izoluara pas reshjeve të dendura të shiut gjatë natës

Reshjet e dendura që kanë goditur Delvinën gjatë natës kanë shkaktuar një situatë të rëndë emergjence, duke bllokuar rrugën kryesore hyrëse të qytetit dhe duke izoluar disa zona. Prurjet e mëdha të ujit kanë hyrë në biznese përgjatë aksit, duke dëmtuar mallra dhe pajisje, ndërsa banorët raportojnë se niveli i ujit është rritur me shpejtësi. Punonjësit e bashkisë dhe mjetet e rënda kanë punuar gjatë gjithë natës për të hapur rrugët dhe për të devijuar ujin nga zonat e banuara. Po ashtu edhe kryetari i Bashkisë Delvinë ka qenë në terren, duke monitoruar situatën dhe koordinuar ekipet e emergjencës. Zona të izoluara: Vana – Banorët janë aktualisht të izoluar për shkak të prurjeve të mëdha dhe bllokimit të rrugëve lidhëse. Lagjja Xhermëhallë – Po ashtu...