Mungesë energjie elektrike dhe grumbullime ujërash, si paraqitet situata në qarkun e Korçës

Mungesë energjie elektrike dhe grumbullime ujërash, si paraqitet situata në qarkun e Korçës

Në territorin e qarkut Korçë situata paraqitet e qetë dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat përkatëse. Nga të gjitha Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore nuk raportohen problematika madhore. Dy situatat e izoluara të shfaqura mbrëmjen e djeshme në bashkinë Kolonjë dhe në aksin Ersekë–Leskovik u zgjidhën menjëherë nga ekipet në terren. Reshjet me intensitet deri mesatar kanë sjellë prezencë inertesh dhe grumbullime ujërash në disa segmente rrugore, por ARRSH Rajoni Qendër-Lindje njofton se të gjitha akset janë të hapura dhe qarkullimi garantuar nga ndërhyrjet e kontraktorëve. Aksi i ri Qukës–Qafë Plloçë vijon të monitorohet rregullisht. Të gjithë fiderat që furnizojnë konsumatorë të rëndësisë së veçantë janë funksionalë. Hidrovori i Pogradecit po punon normalisht. Grupet operative të OSHEE dhe strukturave vendore janë në terren dhe po...