Si i joshi Rama pensionistët para zgjedhjeve të 11 Majit!

Si i joshi Rama pensionistët para zgjedhjeve të 11 Majit!

Në oborrin e vogël të shtëpisë së saj në Vaqar, Lirije Sina, 64 vjeçe, kalon orë të tëra duke u kujdesur për disa rreshta perimesh që i ka mbjellë për të kursyer nga pensioni i saj prej 9.900 lekësh. “Çfarë të bëj më parë me ato lekë?” pyet ajo, duke renditur ilaçet, faturat dhe ushqimin, ndërsa tregon se kohët e fundit ka filluar të ketë probleme me tensionin. Bashkëshorti i saj, 72 vjeç, vuan nga astma dhe shpesh ka nevojë për medikamente që nuk mbulohen nga skema e rimbursimit, një tjetër barrë për çiftin që jeton vetëm me pensionet. Ata thonë se mund të përballojnë vetëm një dietë të thjeshtë ushqimore, pasi mishi dhe peshku janë jashtë mundësive të tyre, ndërsa bahçja mbetet burimi i...