Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Gjëra që ndodhin”/ Trump mbron princin saudit për vrasjen e Khashoggit
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, mbrojti princin e kurorës të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, lidhur me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në vitin 2018, ndërsa e mirëpriti atë në Shtëpinë e Bardhë. Trump deklaroi se princi “nuk dinte asgjë” për ngjarjen, duke kundërshtuar raportin e inteligjencës amerikane të vitit 2021, i cili arriti në përfundimin se bin Salman kishte aprovuar operacionin që çoi në vrasjen e Khashoggit në konsullatën saudite në Stamboll. Nga ana e tij, princi i cili mohon çdo përfshirje direkte, tha se Arabia Saudite “i bëri të gjitha hapat e duhur” për hetimin e vrasjes, një ngjarje që e quajti “të dhimbshme”. Gjatë konferencës në Zyrën Ovale, Trump u përplas me një gazetar që e pyeti për çështjen:“Po flisni për dikë...