Samiti në Berlin, analiza e DW: Europa synon më shumë sovranitet digjital

Samiti në Berlin, analiza e DW: Europa synon më shumë sovranitet digjital

Si mund të jetë Europa më e pavarur në teknologjinë digjitale nga koncernet e SHBA-së? Për këtë u konsultuan në samitin në Berlin kancelari gjerman Merz, presidenti francez Macron dhe ministra nga vende të tjera të BE. Përfaqësues të nivelit të lartë nga Gjermania, Franca dhe BE theksuan në këtë samit, se Europa duhet të bëhet më e pavarur në teknologjitë digjitale. Kancelari Friedrich Merz u shpreh për një rol më të fuqishëm të Europës në botën digjitale. Zhvendosjet tektonike që po ndodhin kërkojnë një veprim më të shpejtë në hapësirën digjitale, tha Merz duke folur para përfaqësuesve nga politika, ekonomia dhe shoqëria. Merz për një rol kryesues në fushën e inovacionit Europa me një përpjekje të përbashkët duhet të ndjekë rrugën e saj digjitale, tha Merz....