‘Tension’ në Europë/ Polonia ngre avionët luftarakë ndërsa Rusia nis sulm masiv me raketa e dronë ndaj Ukrainës

‘Tension’ në Europë/ Polonia ngre avionët luftarakë ndërsa Rusia nis sulm masiv me raketa e dronë ndaj Ukrainës

Polonia ka dërguar avionë luftarakë në hapësirën e saj ajrore dhe ka mbyllur përkohësisht dy aeroporte të enjten, pasi Rusia kreu sulme me raketa dhe dronë në pjesë të shumta të Ukrainës. Sulmi rus ishte i përqendruar kryesisht në pjesët perëndimore të Ukrainës, afër kufirit me Poloninë, ndërsa dhjetëra persona u plagosën në qytetin lindor të Kharkivit, ku dronët shkatërruan ndërtesa banimi dhe shkaktuan zjarr në disa makina. Shumë rajone të Ukrainës mbetën pa energji elektrike për shkak të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike. Për shkak të kërcënimit në perëndim të vendit, Polonia dërgoi avionë luftarakë dhe aeroplanë paralajmërimi për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore. “Çifte avionësh luftarakë të reagimit të shpejtë dhe një aeroplan paralajmërues janë ngritur në fluturim,” tha Komanda operacionale polake, duke...