Zbulohet komploti për të vrarë prokurorin belg/ Kush është Julien Moinil, mori në pyetje Lulzim Bashën tre vite më parë

Zbulohet komploti për të vrarë prokurorin belg/ Kush është Julien Moinil, mori në pyetje Lulzim Bashën tre vite më parë

Një komplot i dyshuar se do të sulmonte prokurorin e Brukselit Julien Moinil është zbuluar me arrestimin e tetë personave. Sipas mediave në Bruksel, të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e një grupi shqiptar, të përfshirë në trafikun e drogës. Moinil është një nga prokurorit që më 10 shkurt 2022, për rreth dy orë mori në pyetje Lulzim Bashën kur ai mbante postin e kreut të PD. Po ashtu, prokurori ka qenë edhe më herët në Shqipëri si pjesë e delegacionit të prokurorisë belge. Sipas raportimeve, bandat kanë ofruar 1 milionë euro për ekzekutimin e prokurorit. Ndërkohë tetë personat e arrestuar po merren në pyetje. “Ky hetim dëshmon edhe një herë nevojën absolute për të mbrojtur më mirë policët dhe magistratët, të cilët luftojnë çdo...