Gjirokastër/ Probleme me energjinë elektrike, dhjetëra njësi administrative në errësirë prej 12 orësh

Gjirokastër/ Probleme me energjinë elektrike, dhjetëra njësi administrative në errësirë prej 12 orësh

Qyteti i Gjirokastrës është prekur nga moti i keq me rreshje të denduara dhe intensive. Si pasojë e kësaj situate atmosferike, disa lagje kanë paraqitur probleme në lidhje me energjinë elektrike. Burime nga OSHEE konfirmojnë se koha e keqe ka shkaktuar edhe dëme në fiderët që lidhin fshatrat me rrjetin energjetik. Situata më e keqe paraqitet në njësitë administrative të Lopësit, Kurveleshit në Tepelenë, Krahësit, Luftinjës e Qesaratit në Memaliaj, të Zagorisë, Picarit, Lazaratit, Dropullit e Lunxherisë në Gjirokaster. Prej më shumë se 12 orësh këto njësi administrative, nuk kanë energji elektrike. Ekipi i OSHEE ka shkuar menjëherë drejt zonave të prekura,ku dhe po punon për rrikthimin e energjisë elektrike