Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë paralajmëron për konfrontim në Detin Baltik

Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë paralajmëron për konfrontim në Detin Baltik

Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Pistorius paralajmëroi në Konferencën e Sigurisë në Berlin për kërcënim në rritje nga Rusia. Deti Baltik gjithashtu po bëhet gjithnjë e më shumë një “zonë konfrontimi”. Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, ka bërë thirrje për aleatët evropianë në konferencën e sigurisë në Berlin që të zgjerojnë me shpejtësi kapacitetet mbrojtëse të kontinentit. Ai iu referua kërcënimit në rritje që paraqet Rusia. “Deti Baltik, i cili prej kohësh është konsideruar një urë midis vendeve evropiane, po kthehet gjithnjë e më shumë në një zonë konfrontimi,” tha Pistoriusi. Sipas tij, ai është fusha e testimit e Putinit për kapacitetet evropiane të reagimit. Ai përmendi si shembuj kabllot nënujore të dëmtuara, shkeljet e hapësirës ajrore dhe fluturimet e dronëve. “Nuk mund të...