E rëndë në Itali/ Nëna gjendet e mbytur në det, i biri 8 vjeçar ishte vrarë në banesë

E rëndë në Itali/ Nëna gjendet e mbytur në det, i biri 8 vjeçar ishte vrarë në banesë

Autoritetet italiane kanë zbuluar mbrëmjen e djeshme dy viktima, nënë e bir në zona të ndryshme të Salentos. Një grua 35-vjeçare, Najoua Minniti, u gjet në det pranë Torre dell’Orso nga një zhytës që njoftoi menjëherë rojen bregdetare. Ndërkohë, në banesën e saj në Calimera, karabinierët konstatuan të pajetë të birin, Elia Perrone, 8 vjeç cili kishte shenja dhune të shkaktuara me një mjet të mprehtë. Babai i fëmijës kishte njoftuar autoritetet pasi nuk po arrinte të kontaktonte as me ish-bashkëshorten, as me djalin, ndërsa vogëlushi nuk ishte paraqitur në shkollë atë mëngjes. Prokuroria e Leçes po heton pistën që Minniti mund të ketë vrarë fëmijën dhe më pas të jetë vetëhedhur në det, por priten rezultate të mëtejshme dhe verifikime të plotësuara nga autopsia....