Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Kuvendi sot seancë maratonë, shqyrtohet në parim projektbuxheti i vitit 2026 dhe paketa fiskale
kuvend TIRANË- Kuvendi do të nisë sot në orën, 10:00 një seancë parlamentare dyditore. Të mërkurën dhe të enjten, Kuvendi do të miratojë në parim projekbuxhetin dhe paketën fiskale për vitin 2026. "Paqja Fiskale", falja e detyrimeve të prapambetura për qindra biznese, është kundërshtuar nga opozita me argumentimin se ka mbërritur vonë në Kuvend dhe nuk ka qenë e kohë e mjaftueshme për një shqyrtim të thelluar. Demokratët kërkuan në konferencën e kryetarëve që t’u jepet kohë për t’u njohur me paketën fiskale, e cila është futur për diskutim në komisione vetëm 24 orë përpara seancës plenare. Projektbuxheti i vitit 2026, me një vlerë prej 8.8 miliardë eurosh, shoqërohet nga tetë projektligje, të cilat kaluan në komisione me procedurë të përshpejtuar. Tetë projektligjet do të diskutohen sot në parim nga...