Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Gjenerali i NATO-s: Gjermania urgjentisht të forcojë mbrojtjen kundër kërcënimeve hibride
Gjermania duhet urgjentisht të forcojë aftësitë e saj për të frenuar si sulmet konvencionale, ashtu edhe ato hibride, tha gjenerali i NATO-s, Ingo Gerhartz, në mes të shqetësimeve në rritje lidhur me agresionin rus dhe kërcënimet e tjera të nivelit më të ulët në mbarë Evropën. Në nisje të një konference dyditore në Berlin më 18 nëntor, që ka në qendër forcimin e mbrojtjes të Evropës, Gerhartu tha se “sfida jonë kryesore është frenimi, dhe frenimi sot duhet të jetë kundër të gjitha llojeve të shtypjes”. Ai theksoi se, për t’iu kundërvënë një numri në rritje sulmesh hibride, Gjermania ka nevojë për reforma të shpejta në prokurimin ushtarak, zbatim të shpejtë të ligjit të ri për shërbimin ushtarak dhe forcimin e gatishmërisë mbrojtëse në mbarë...