Një milion euro për ekzekutimin e prokurorit belg, arrestohen tetë persona, pjesë e klanit shqiptar të drogës

Një milion euro për ekzekutimin e prokurorit belg, arrestohen tetë persona, pjesë e klanit shqiptar të drogës

Tetë persona, të cilët dyshohen se janë pjesë e një klani shqiptar të përfshirë në trafikun e drogës, janë vënë në pranga në Belgjikë pasi dyshohen për një komplot ndaj prokurorit të Brukselit Julien Moinil. Le Soir shkruan se këtë të martë janë kryer 18 bastisje në kuadër të hetimeve për kërcënimet me vdekje ndaj Prokurorit të Mbretit në Bruksel, Julien Moinil. Pak ditë më parë mediat investigative ndërkombëtare raportuan se për kokën e të cilit, mafia shqiptare kishte vënë një çmim prej 1 milion euro. Kontrollet janë kryer kryesisht në Bruksel, por edhe në Leuven. Tetë persona janë ndaluar dhe aktualisht po merren në pyetje. Pas marrjes në pyetje, gjykatësi do të vendosë nëse ata do të mbeten në paraburgim,” shton prokuroria Gjatë muajit...