Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Vendet kandidate i kanë institucionet për t’i luftuar këto raste”, Komisionerja e BE për hetimin e Ballukut: Hap përpara që u zbulua
Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, shprehet se SPAK po funksionon dhe se hetimi i rasteve të korrupsionit të zyrtarëve të lartë është një hap përpara. Në një intervistë dhënë më “DW”, ajo u ndal edhe te hetimi për numrin dy të qeverisë, Belinda Balluku, duke theksuar se është më rëndësi që janë këto institucione që i zbulojnë këto raste, njëjtë siç ndodh në vendet e BE. “Për mua ky është një hap përpara, sepse këto raste janë zbuluar. Siç e përmenda më herët, kemi raste korrupsioni edhe brenda BE-së. Ato ndodhin kudo. E rëndësishme është të kemi institucione, vendet kandidate i kanë institucioni për t’i luftuar këto raste. Më pas do të jetë sistemi gjyqësor ose gjykatat që do të zbulojnë nëse ligji...