“Fizikisht ose online”, Këshilli Bashkiak letër SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve: Lejoni marrjen pjesë në mbledhje të Erion Veliajt

“Fizikisht ose online”, Këshilli Bashkiak letër SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve: Lejoni marrjen pjesë në mbledhje të Erion Veliajt

Këshilli Bashkiak i Tiranës i kanë dërguar një kërkesë zyrtare SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve, duke i kërkuar që t’i japin leje kryebashkiakut Erion Veliaj për të marrë pjesë në mbledhjen e radhës ditën e premte. Në shkresën zyrtare të firmosur nga Këshilltarët, theksohet se “duke qenë se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, ju kërkojmë që, nëse ndaj tij janë duke u zbatuar masa kufizuese, të vlerësohet lejimi i përkohshëm për pjesëmarrje fizike, ose, nëse kjo nuk është e mundur, mundësimi i pjesëmarrjes së tij nëpërmjet një modaliteti të përshtatshëm komunikimi (online, videokonferencë apo formë tjetër të aprovuar)....