Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
VIDEO/ Gazetari Harari: Shqipëria një narkoshtet, kryeministria i cilësoi pyetjet e mia si propagandë politike
Gazetari investigativ Antoine Harari, i cili pak ditë më parë botoi në ‘Follow the Money’ një artikull ku e cilësonte Shqipërinë si narkoshtet, ishte i ftuari i radhës në emisionin ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV. Harari foli gjerësisht për investigimin e tij, vizitat në Shqipëri dhe vështirësitë që hasi gjatë kërkimit të informacionit nga institucionet shtetërore shqiptare. Sipas tij, as Kryeministria, as SPAK, e asnjë institucion tjetër nuk iu përgjigj kërkesave të tij zyrtare për informacion. ‘Unë e njoh Shqipërinë, kam qenë në Shqipëri, por nuk jam ekspert i çështjeve të Shqipërisë. Prandaj ishte shumë e rëndësishme për mua të flisja me persona të rëndësishëm sikurse ishte gjyqtarët, prokurorët, oficerët e policisë dhe persona të larguar në mënyrë që ata ta thoshin...