Ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi, i ftuar në emisionin “Ora e Betit” në Ora News, deklaroi se protesta është e vetmja mënyrë për të rrëzuar qeverinë dhe regjimin Rama, ndërsa u shpreh kritik ndaj situatës aktuale brenda opozitës.
Prençi tha se, sipas tij, opozita duhet të ketë një platformë të qartë dhe frymëzuese, pasi pa një strukturë të fortë politike, protestat nuk mund të marrin drejtimin e duhur.
Duke bërë një krahasim me ngjarjet e para 14 viteve, ai rikujtoi demonstratat e ashpra që organizoi opozita e asaj kohe pas publikimit të një videoje të cilën e cilësoi “të sajuar”, ku drejtësia shqiptare në të gjitha nivelet shpalli protagonistin të pafajshëm.
Opozita e asaj kohe ngriti në këmbë Shqipërinë në formën më të egër të një demonstrate. Sot opozita është në udhëkryq. Fatkeqësisht nuk frymëzon. Duhet gjetur rruga për të frymëzuar.” – u shpreh Prençi.
Ai theksoi se nuk ka duruar kurrë servilizmin dhe se asgjë nuk mund të ndërtohet mbi të, duke nënvizuar sërish nevojën për një opozitë që ka qëndrim, vizion dhe vendimmarrje të qartë.
Prençi përfundoi duke theksuar se rruga e protestës mbetet i vetmi opsion real për ndryshim, por se kjo kërkon një opozitë të organizuar dhe me drejtim të qartë politik.
Shemsi Prençi: Protesta është rruga e vetme për të rrëzuar regjimin e Rames
