Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Tentoi t’i arratisej karabinierëve, arrestohet shoferi shqiptar në Bolonja
Një ngjarje e tensionuar ka ndodhur në rrugën Vincenzo Monti në Bolonjë, ku një shofer shqiptar, duke drejtuar një Alfa Romeo Tonale, ka tentuar të largohet me shpejtësi të madhe për t’iu shmangur kontrollit të Karabinierëve, duke rrezikuar përdoruesit e tjerë të rrugës. Më pas, ai humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me portën e një banese. Kur u kap nga forcat e rendit, shoferi tentoi të arratisej në këmbë dhe sulmoi efektivët, por u arrestua dhe u identifikua si një 32-vjeçar shqiptar. Brenda automjetit, që ishte marrë me qira nga një person tjetër, u gjetën një radiolidhje dhe mjete të dyshimta për thyerje. Me urdhër të Prokurorisë së Bolonjës, i dyshuari do të përballet me gjyq të përshpejtuar (giudizio direttissimo). Njëri nga dy...