Skemat piramidale, ndryshohen masat e sigurisë për të dyshuarit, ‘arrest në shtëpi’ për Arbër Çelën

Skemat piramidale, ndryshohen masat e sigurisë për të dyshuarit, ‘arrest në shtëpi’ për Arbër Çelën

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masat e sigurisë për të dyshuarit për krijimin e skemave piramidale pasi reklamonin postera të Xuex e tjerë, dhe ranë pre e mashtrimit shumë qytetarë shqiptarë. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest në shtëpi për Arbër Çelën, u cili për dy muaj ka qenë nën masën arrest në burg. E njëjta masë sigurie arrest në shtëpi u vendos edhe për çiftin e bashkëshortëve që dyshoheshin si kryesuesit e skemës piramidale online. U lirua nga qelia Emanuel Taullau, Flavio Mukaj Marius Kodra, Brunilda Todi dhe Brunilda Ndini. Në aplikacionin “Telegram” ishin hapur grupe ku ftoni  qytetarë që të investonin para me qëllim dyfishimin e tyre. Ata çdo ditë...