Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Vetëm 1/3 e pensionistëve përfitojnë rritjen më të madhe të pensioneve
Pas 12 vitesh pushtet, socialistët rikthyen kartën e vjetër elektorale të rritjes së pensioneve. “Në Shqipërinë 2030 pensioni mesatar të jetë 400 euro për ata që kanë paguar sigurime të plota, pensioni minimal për të gjithë të jetë 200 euro” . Me këtë premtim në qendër të fushatës për zgjedhjet parlamentare, socialistët siguruan 83 mandate. Angazhimi u përfshi edhe në programin qeverisës “Shqipëria 2030”. Pak muaj pas zgjedhjeve, me nisjen e diskutimeve për projekt-buxhetin 2026, kryeministri Edi Rama publikoi një video në rrjetet sociale, ku njoftoi rritjen e pensioneve. Duke nisur nga janari 2026, rritja sipas tij do të ishte e përmuajshme dhe do të ndahej me kategori. Dhe, sipas kryeministrit Rama, këto vlera do të dyfishohen në 2027, trefishohen në 2028 dhe katërfishohen në 2029, për të arritur objektivin final të pensionit...