Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
EMRI/ Plagoset me thikë 33-vjeçari në Fier
Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth orës 18:30 në lagjen “15 Tetori” në Fier, ku një shtetas dyshohet se ka dëmtuar lehtë një tjetër pas një konflikti për motive të dobëta. Sipas policisë, shtetasi Dashnor Dorti, 33 vjeç, banues në Roskovec, ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve. Policia po punon për kapjen e shtetasit J. R., i dyshuar për këtë veprim, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Mediat do të informohen për çdo zhvillim të ri lidhur me rastin.