Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Futën në rrjetën e piramidave online mijëra qytetarë! Lirohen nga qelia dy prej të akuzuarave
pamje nga shoqërimi në gjykatë TIRANË-Gjykata e Apelit në Tiranë zbuti masën nga paraburgim, në 'arrest shtëpiak', për dy prej të arrestuarave në lidhje me skemën e mashtrimit me platformën XEUX në Lushnjë dhe Divjakë, Brunilda Todi dhe Brunilda Ndini. Apeli shoi masën “detyrim paraqitje” edhe për Emanuel Taullaun. Ndërkohë në burg mbeten Arbër Çela dhe Marius Kodra. Të arrestuarit kishin rol kyç në mashtrimin e qytetarëve. Konkretisht në postin e agjentit ata synonin anëtarët e rinj dhe i orinetonin përmes grupeve në aplikacione si Telegram. Agjentët u kërkonte qytetarëve të sillnin të paktën 5 persona të tjerë në grup, për të rritur përfitimet e tyre. Sa më shumë persona të sillje dhe sa më e madhe vlera e investuar, aq më shumë të ardhura të premtuara, por e gjitha ishte një mashtrim, ku humbnin kursimet e...