Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Trump pret Princin e Kurorës së Arabisë Saudite
Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka pritur në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë Princin e Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman. Trump i tha bin Salman se ka bërë përparime“të pabesueshme në aspektin e të drejtave të njeriut dhe gjithçkaje tjetër”. Ai vazhdon duke thënë se bin Salman i tha se mendonte që SHBA-të ishin “në telashe të mëdha” dhe “të vdekura” nën presidencën e Joe Biden. “Shtetet e Bashkuara janë vendi më i nxehtë në botë tani”,-thotë Trump. Presidenti amerikan përshëndeti përsëri marrëveshjen me Arabinë Saudite për të investuar 600 miliardë dollarë në SHBA, duke shtuar se shifra mund të rritet. “Kjo do të thotë investime në fabrika, në kompani, para në Wall Street dhe ajo që do të thotë vërtet për të gjithë...