Takimi me princin e Arabisë Saudite, Trump shmang pyetjen për vrasjen e Khashoggit: Ishte shumë kontrovers, mos e turpëroni mysafirin

Takimi me princin e Arabisë Saudite, Trump shmang pyetjen për vrasjen e Khashoggit: Ishte shumë kontrovers, mos e turpëroni mysafirin

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar sërish rëndësinë e vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi, duke e quajtur atë “jashtëzakonisht kontrovers” dhe duke thënë se ngritja e çështjes gjatë takimit me princin saudit Mohammed bin Salman kishte për qëllim “ta turpëronte mysafirin”. Gjatë një deklarate në Zyrën Ovale, Trump u pyet lidhur me përgjegjësinë e princit bin Salman për vrasjen e Khashoggit në vitin 2018 — një ngjarje për të cilën CIA ka vlerësuar se princi ka qenë urdhëruesi kryesor. “Po përmendni dikë që ishte shumë kontrovers. Shumë njerëz nuk e pëlqenin atë njeri. Pavarësisht nëse e pëlqeje apo jo, gjëra të tilla ndodhin. Ai (princi) nuk dinte asgjë për këtë dhe le ta lëmë me kaq,” tha Trump. Ai shtoi se pyetja ishte e...