Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Orë ferri për të riun që shkoi për një foto në banesën e këngëtarit të preferuar. Artisti e merr peng, e zhvesh dhe qëllon me armë
Reperi francez Zola, 26 vjeç, është arrestuar nga policia franceze nën dyshimet për rrëmbim dhe dhunë të rëndë ndaj një 19-vjeçari, i cili sipas mediave lokale ishte një fans i madh i artistit. Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur në banesën e reperit në Seine-et-Marne. Sipas “Le Parisien”, i riu kishte shkuar pranë shtëpisë së Zola-s me shpresën për të bërë një foto, por situata u kthye në dhunë ekstreme. Policia arrestoi Zola-n dhe tre persona të tjerë, pasi i riu deklaroi se ishte sulmuar barbarisht. Raportohet se artisti ka dalë nga banesa së bashku me tetë persona të maskuar e të armatosur, duke e trembur të riun, i cili tentoi të arratisej. Por ai u kap në rrugë, u tërhoq me forcë dhe...