Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
VIDEO/ Pamje mbresëlënëse në Venecia, delfini shkëputet nga tufa dhe ‘këmbëngul’ të qëndrojë pranë njerëzve, dhuron spektakël
Një delfin me nofkën ‘Mimmo’ është shfaqur dhe ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe turistëve me ‘kërcimet’ e tij mbresëlënëse në një lagunë në Venecia. Pavarësisht përpjekjeve të ekspertëve për ta drejtuar përsëri në det të hapur, delfini ‘këmbëngul’ të qëndrojë në lagunë, gjë që e ekspozon ndaj rreziqeve. ‘Mimmo’ duket i shëndetshëm, por ka lëndime të lehta, ndoshta nga një helikë. Shkencëtarët po e monitorojnë nga afër gjendjen e tij dhe shpresojnë që me ndryshimin e motit ai do të kthehet vetë në ujëra më të sigurta. Mbërritja e ‘Mimmos’ në lagunën e Venedikut u regjistrua në datën 23 Korrik dhe ekspertët thonë se ai ka të ngjarë të ketë ndjekur një tufë peshqish në lagunën bregdetare, e cila është e ndarë nga deti...