Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Parashikimet për rrezik nga moti i keq, Emergjencat e bashkisë së Vlorës përforcojnë argjinaturën pranë urës së Mifolit
Emergjencat pranë Bashkisë së Vlorës janë pozicionuar pranë urës së Mifolit, në shtratin e lumit Vjosë, ku po kryhet përforcimi i argjinaturës me rreth 800 metra kub dhe për ta ngritur mbi nivel. Korrespondenti i Top Channel, Mikel Marsi, bën me dije se ndërhyrja po kryhet në ato pjesë ku ka patur dëmtime të argjinaturës dhe qëllimi mbetet për të ndërhyrë në kohë, për të mos patur rrezik. Kanan Shakaj, kreu i Njësisë Administrative Novoselë, tha se Vjosa ka kohë që nuk ka dalë nga shtrati, megjithatë situata duhet mbajtur nën monitorim të vazhdueshëm. “Po hedhim dhe presim normalisht situatën që pritet në orët e mbrëmjes”, u shpreh ai, referuar edhe parashikimeve për reshje intensive. Ndërkohë, Shakaj ka theksuar se janë bërë edhe njoftimet për...